‘Gjoba për maskat’, Vasili: Policia po tremb njerëzit, pandemia përballohet me testim dhe gjurmim

Publikuar tek: politike, më 12:29 17-10-2020 ‘Gjoba për maskat’, Vasili: Policia po tremb njerëzit, pandemia përballohet me testim dhe gjurmim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar edhe njëherë qeverinë për mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Në një deklaratë për median Vasili është shprehur se qeveria duhet të marrë masa për të bërë të munduar paranalimin e përhapjes sëkoronaviruist.

Ndër të tjera ai shprehet se qindra gjoba që vendosen përditë për të trembur njerëzit është një mision krejtësisht i kundërt e dihet që maska është mjeti i fundit nga të gjitha mjetet e tjera, për këtë çështje të pandemisë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi këtu së bashku në këtë komunikim pasi shqiptarët janë detyruar dhe imponuar që të përdorin maskat me imponim.

Ju shikoni qindra e qindra gjoba që vendosen përditë masa dhe gogolozim policor që del rrugëve për të dënuar dhe për të trembur njerëzit, ky është një mision krejtësisht i kundërt e dihet që maska është mjeti i fundit nga të gjitha mjetet e tjera, për këtë çështje të pandemisë.

Me gjithë atë ju ftoj pa pasur komente të gjata të shikoni se si policia në Shtet e Bashkuara të Amerikës mbështet dhe ndihmon qytetarët. U ofron atyre vetë maskat gratis. Nuk është e prirur që t’i dënojë, t’i vejë gjoba e t’i fusë në burg, por me shumë dashamirësi i ndihmon ata.

Ju lutem ndiqeni videon dhe besoj se do të kuptoni shumë mirë se sa e ndryshme është policia në një vend demokratik në raport me policinë, e cila është shndërruar thjesht dhe vetëm në një instrument politik në duart e një marrëzie qeveritare.

Pra të nderuar qytetarë e kuptuat fare mirë se cili është roli i policisë, i ashtuquajturi dikur polici ne komunitet do të thotë një polici që bashkë punon dhe ndihmon qytetarët. Por 2 janë çështje të mëdha madhore, pandemia nuk përballohet me mjetin e saj të fundit, me efiçencën e saj më të diskutueshme dhe të pa provuar pra maskat. Por duke ndjekur atë triad, testim, gjurmim, trajtim që përballon problemi, me dezinfektimet në masë, me krijimin e mundësive për distancimin fizik dhe të tjera masa dhe e fundit në radhë mbetet maska. E dyta çështje madhore, trajtimi falas i qindra të sëmurëve që trajtohen në banesë, familjet e të cilëve po hyjnë në borxhe, se duhet të marrë qindra milionë lekë për të trajtuar të sëmurët e tyre, duke marrë dhe oksigjenin me qira në shtëpitë, pasi nuk mund të trajtohen ndryshe dhe jeta e tyre nuk mund të shpëtohet. Këto janë masat themelore dhe jo demagogji me maska. Duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë maska e hipokrizisë në trajtimin e pandemisë. Por të ndërmerren hapa konkrete, të cilat vërtete e përballojnë atë pandemi, e cila për faj vetëm të qeverisë sot është një lum i dalë nga shtrati, ndërkohë që marrja e masave me kohë dhe dëgjimi i këshillave pa fund që ju kemi bërë do të mund ta përballonte ta vinte në zap, këtë problematikë kaq të rëndësishme dhe qytetarët nuk do të vuanin as shkatërrimin e tyre shëndetësor dhe as shkatërrimin e tyre ekonomik.

Ju falënderoj dhe doja t’ju kërkoja ti mbani mend pamjet e policisë amerikane që me dashamirësi mbështet dhe i do qytetarët e vet dhe nuk i persekuton dhe i dënon dhe i trysnin në mënyrë të vazhdueshme ashtu siç ndodh me policinë e rilindjes.

Ju faleminderit të gjithëve!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013573884963989
array(1) { ["section"]=> string(99) "gjoba-per-maskat-vasili-policia-po-tremb-njerezit-pandemia-perballohet-me-testim-dhe-gjurmim-224104" }