Gjoba për të gjitha objektet ekzistuese pa adresa. Ja ndëshkimi për ata që s'i zbatojnë rregullat

Publikuar tek: ekonomi, më 09:01 08-07-2016 Gjoba për të gjitha objektet ekzistuese pa adresa. Ja ndëshkimi për ata që s'i zbatojnë rregullat

Sistemi i adresave në Shqipëri është ndër më të këqijat në rajon.  Tashmë ligjvënësit po shqyrtojnë projektligjin e ri që synon plotësimin e mangësive që ka informalizimi i gjendjes civile.

Ndryshimet e reja parashikojnë që vendosja e emërtimit të rrugëve, bulevardeve, shesheve etj të jetë kompetencë e njësive të pushtetit vendor, por në rast se nga ana e këtyre njësive nuk do të përmbushet ky detyrim atëherë do të jetë insitucioni i Prefekturës që do realizojë. Projektligji parashikon edhe rritjes e masës ndëshkimore për mosrespektimin e detyrimit ligjor në lidhje me përcaktimin e adresës së plotë nga zyrat e urbanistikës në momentin e dhënies së lejes së ndërtimit, nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Një element i ri është edhe përcaktimi në projekligj i detyrimit për të vendosur numra pozitiv dhe jo negativ.

Hartuesit e këtyre ndryshimeve vlerësojën si të rëndësishëm miratimin e tyre, pasi i japin zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve publike dhe private, si pasojë e mungesës së adresave të sakta. Shërbimi postar është një nga sektorët që ndjen më shumë këtë handikap. Për qeverinë kjo është nëj masë e rëndësishme për të përcaktuar saktësisht : “Ku banon, kush?”.

Gjobat

Në shkronjën “a”, të nenit 10, të projektligjit është propozuar rritja e masës së gjobës për mosrespektimin e detyrimeve ligjore në lidhje me adresimin numerik të brendshëm dhe të jashtëm të objekteve ekzistuese nga autoritetet përgjegjëse të përcaktuara në nenin 29, pika 2, nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në 100 000 (njëqind mijë lekë) lekë.

˗ Në shkronjën “b”, të nenit 10, të projektligjit është propozuar rritja e masës së gjobës për mosrespektimin e detyrimit ligjor në lidhje me përcaktimin e adresës së plotë nga seksionet/zyrat e urbanistikës në momentin e dhënies së lejes së ndërtimit, nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

˗ Në nenin 11, të këtij projektligji është parashikuar që gjobat e përcaktuara në nenin 10 të tij, të vendosen nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe të ankimohen në gjykatën kompetente për çështjet administrative.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018290042877197
array(1) { ["section"]=> string(101) "gjoba-per-te-gjitha-objektet-ekzistuese-pa-adresa-ja-ndeshkimi-per-ata-qe-si-zbatojne-rregullat-45911" }