Gjobat do të falen, ja afati dhe etapat fiskale

Publikuar tek: ekonomi, më 15:32 19-07-2016 Gjobat do të falen, ja afati dhe etapat fiskale

 Ministria e Financave ka bërë gati draftin për faljen e gjobave, detyrimeve dhe interesave deri në datën 31 dhjetor 2011.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se falja e gjobave përfshin dy etapa fiskale.

Së pari, drafti parashikon faljen e të gjitha gjobave dhe detyrimeve dhe interesave deri në datën 31 dhjetor 2011. Pra nga 2011 deri në pesë vite mbrapa në kohë, falen të gjitha gjobat, detyrimet, interesat.

Së dyti, nga data 1 janar 2012 e deri më tani, i jepet një incentivë serioze sipërmarrjes duke i falur gjobat, dhe 30% e detyrimit nëse paguan 70% të detyrimit dhe në të njëjtën kohë proporcionalisht i ulet edhe interesi.

Sipas draftit do të falen gjobat jo materiale, pra ato gjoba që nuk kanë detyrim tatimor. Këtu përfshihen edhe gjobat për mos-deklarimin në kohë të punësimit.

Ministri deklaroi se ky është një hap shumë i madh në pastrimin e bilanceve, por është një hap akoma më i madh në klimën e biznesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020334005355835
array(1) { ["section"]=> string(52) "gjobat-do-te-falen-ja-afati-dhe-etapat-fiskale-47089" }