Zbardhen përgjimet e dosjes në ngarkim të 9 personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që “gjobiste” çdo muaj tregtarët dhe bizneset në Shkodër. Ata dyshohet se u vilnin atyre tarifa mujore që varionin nga 1-3 mijë lekë të reja si “taksë” për ruajtjen e tyre.
Mes të arrestuarve janë Muhamet Mustafa Lici, Abedin Eljaz Bajraktari, Denis Zaim Skutina, Shtetasi G.S, Besmir Merzuk Domnori, Gëzim Ragip Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Ibrahim Lici, H. L, 16 vjeç.
‘Panorama” siguroi dosjen e plotë të Prokurorisë ku gjenden trasnkriptet e bisedave telefonike të të arrestuarve.
Në vijim publikohen bisedat telefonike mes Muhamet Liçit me të dyshuar të tjerë të grupit.
Përgjimet
Liçi:Alo!
Bajraktari: Ku je mor?
Liçi: He mor Bukel, njitu në shpi
Bajraktari: A ikim e marrim lekt atje?
Liçi: po prit mor, ca me ik te ai, q... ropt se na myte ropt
Bajraktari: eee
Liçi: Duhet me e shtir he burr se nuk iket në ajër.
Bajraktari: Me ik me marr lekt mor djale, me grumbullu lekt
Liçi: Po, pra po.
Bajraktari: Mir, po kujt kena mi marrë lekt?
Liçi: Tanve mor burr aty...
Bajraktari: Po atij Amirit, sa kena me i marr?
Liçi: 20