Gjobiten 1200 këmbësorë, Lleshaj: Masat ndëshkuese do të jenë më të ashpra (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:19 26-03-2020 Gjobiten 1200 këmbësorë, Lleshaj: Masat ndëshkuese do të jenë më të ashpra (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj ka njoftuar se rreth 1200 këmbësorë janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë, pasi kanë shkelur urdhrin për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai bën sërish thirrje se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten dhe familjarët është qendrimi në shtëpi.

Sipas Lleshajt, në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta.

Postimi i plotë:

Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. NUK ka zgjidhje tjetër.

Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. ASKUSH nuk do të tolerohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097160339355469
array(1) { ["section"]=> string(85) "gjobiten-1200-kembesore-lleshaj-masat-ndeshkuese-do-te-jene-me-te-ashpra-video-200157" }