Gjobitet Anduena Llabani (Jaupi), përmendi emrin e Olsi Ramës për lidhje me trafikun e drogës

Publikuar tek: barometri, më 08:18 14-01-2018 Gjobitet Anduena  Llabani (Jaupi), përmendi emrin e Olsi Ramës për lidhje me trafikun e drogës

Gazetarja e njohur Anduena Llabani (Jaupi) është gjobitur me ½ e rrogës mujore nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Vendimi është marrë nga drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi i cili nuk ka ngurruar të firmosë gjobën e konsiderueshme në një vendim të datës 12. 01. 2018. (Newsbomb.al e sjell të plotë).

Televizioni shtetëror e ka argumentuar vendimin me faktin që gazetarja Llabani ka dalë në një tjetër ekran televiziv por në fakt e vërteta të çon më larg se kaq.

Më shumë se sa për faktin që doli në ekranin e Ora News në emisionin e Artur Zhejit, gazetarja e njohur është gjobitur për përmbajtjen e deklaratave të saj bërë në këtë emision ku ndër të tjera guxoi të përmendë emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, njëherazi drejtori i Partizanit si pjesë të dosjes së kokainës së Xibrakës, dosje “e kopsitur” nga Gjermania siç u shpreh konkretisht Llabani.

“Zonjës Anduena Jaupi në detyrën me emërtesën “Gazetare I-rë” në Redaksinë e Kronikës në Njësinë e Emisioneve  Tematike dhe Lajmeve të RTSH-së, t’i jepet masë administrative “gjobë” në vleftën ½ e pagës mujore me motivacionin “për thyerje të disiplinës në punë, pasi më datën 11 janar 2018, ora 21:00 ka qenë pjesëmarrëse në një media private duke shkelur kështu kontratën e punës neni 11 dhe neni 12”, thuhet në vendimin e drejtorit të RTSH i cili ka vendosur t’i “mbyllë gojën” përmes gjobitjes gazetares e cila ndonëse edhe më herët ka qenë paneliste në emisionin e Zhejit apo të Fevziut, nuk është gjobitur, derisa deklaratat e saj u bënë të forta dhe shqetësuese për televizionin ku ajo punon

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029046058654785
array(1) { ["section"]=> string(97) "gjobitet-anduena-llabani-jaupi-permendi-emrin-e-olsi-rames-per-lidhje-me-trafikun-e-droges-106492" }