Gjon Muharremaj shkëlqen në Francë, shqiptari kalon në gjysmëfinalen e 'The Voice' (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:20 26-05-2019 Gjon Muharremaj shkëlqen në Francë, shqiptari kalon në gjysmëfinalen e 'The Voice' (VIDEO)

20 vjeçari shqiptar Gjon Muharremaj rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë së 'The Voice of France' që në daljen e tij të parë.

Gjoni ka arritur të kalojë fazat e përzgjedhjes dhe të renditjes e tashmë ka kaluar në gjysmë finale.

Shqiptari i cili është pjesë e grupit të këngëtarit të njohur Mika, është në mesin e konkurrentëve më të fortë dhe po lufton për të fituar çmimin e madh.

Gjon Muharremaj njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç ka mahnitur jurinë e 'Albanians Got Talent' me zërin e tij.

Ai ka lindur në Zvicër, por babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.

Me siguri të plotë e themi që Gjoni po na bën krenarë dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë fitoren.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026124000549316
array(1) { ["section"]=> string(92) "gjon-muharremaj-shkelqen-ne-france-shqiptari-kalon-ne-gjysmefinalen-e-the-voice-video-165758" }