Gjonaj flet për Deutsche Welle, tregon kur do të ngrihet SPAK

Publikuar tek: politike, më 20:22 18-06-2019 Gjonaj flet për Deutsche Welle, tregon kur do të ngrihet SPAK

Ministrja Etilda Gjonaj shprehet se Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do të ngrihet deri në fund të vitit.

Në një prononcim për DW, Gjonaj ka theksuar se SPAK do të ngrihet në fund të vitit, ama sipas saj kjo mund të ndodh edhe më shpejtë dhe kjo strukturë të futet në veprim.

'Shpresoj që deri në fund të këtij viti SPAK të futet në veprim. Por jam shpresëplotë se kjo do të ndodh më herët, ne do ta kemi SPAK në funksion', tha Gjonaj.

Kujtojmë se Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) është një strukturat e reja të drejtësisë që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020857095718384
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjonaj-flet-per-deutsche-welle-tregon-kur-do-te-ngrihet-spak-168757" }