Gjonaj në Strasburg: Çelja e negociatave, presion për reforma të mëtejshme në Shqipëri (MESAZHI për KE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:00 15-10-2019 Gjonaj në Strasburg: Çelja e negociatave, presion për reforma të mëtejshme në Shqipëri (MESAZHI për KE)

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka marrë fjalën në Konferencën e Nivelit të Lartë në Strasburg ku marrin pjesë 47 homologët e saj nga vendet e Këshillit të Evropës.

Në fjalimin e saj, Gjonaj u ndal te vendimi i Bashkimit Europian lidhur me çeljen e negociatave, duke vendosur theksin te roli që ka pasur Ministria e Drejtësisë në këtë proces. 

Gjonaj nënvizoi se “Ftesa ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezën e negociatave, do të rrisë presionin për reformat e mëtejshme në marrjen e masave për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe për të rritur përgjegjshmërinë për zbatimin e reformës së drejtësisë”, tha Gjonaj duke shtuar se:

“Zbatimi i reformës në drejtësi është në një fazë të rëndësishme dhe jam tepër e kënaqur që Bashkimi Evropian na ka ndihmuar dhe do të na shoqërojë edhe në projektimin dhe përgatitjen e qendrës së re unike teknologjike të drejtësisë”.

Ajo u ndal edhe te puna që është bërë për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë që pati procesi i vettingut për drejtësinë në Shqipëri.

“Thelbi i shoqërive të drejta dhe gjithëpërfshirëse është një sistem drejtësie i pavarur dhe i efektshëm. Një sistem drejtësie i ndikuar nga pushteti, qoftë ekonomik ose politik, manipulon të drejtat dhe aksesin e qytetarëve në një proces të drejtë ligjor. Duke synuar rivendosjen e funksionimit të duhur të shtetit ligjor, pavarësinë e sistemit gjyqësor, si dhe për rivendosjen e besimit publik në këto institucione, Shqipëria vuri në funksionim një sistem kalimtar vettingu për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët në sistem”, theksoi Gjonaj.

Gjatë kësaj vizite dy ditore, Gjonaj po zhvillon disa takime të veçanta bilaterale me homologët e vendeve te tjera ku po diskutohen një sërë çështjesh, duke kërkuar mbështetje lidhur me projektet që Ministria e Drejtësisë po implementon për të forcuar sistemin e drejtësisë në vend.

Më herët, ajo u prit nga sekretarja e re e përgjithshme e Këshillit të Evropës Znj. Marija Pejčinović Burić ku u vlerësua lidhur me punën e bërë për reformimin e drejtësisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075910091400146
array(1) { ["section"]=> string(106) "gjonaj-ne-strasburg-celja-e-negociatave-presion-per-reforma-te-metejshme-ne-shqiperi-mesazhi-per-ke-182114" }