Gjonaj takon shefin e anti-korrupsionit në Itali, nisin një marrëveshje të re bashkëpunimi

Publikuar tek: politike, më 12:37 11-01-2018 Gjonaj takon shefin e anti-korrupsionit në Itali, nisin një marrëveshje të re bashkëpunimi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti sot në një takim kreun e agjecisë italiane të anti-korrupsionit, Raffaele Cantone.

Pas përfundimit të takimit mes tyre, ata dhanë një deklaratë të përbashkët, ndërsa folën për intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nisur fillimisht me shkëmbimin e eksperiencave e trajnimit të stafit shqiptar në fushën anti-korrupsion.

“Folëm së bashku për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit. Patëm një bashkëbisedim të frytshëm mes dy delegacioneve që të forcojmë bashkëpunimin në të ardhmen duke nisur nga forcimi i mekanizmave monitorues në këtë luftë. Me Cantonen vendosëm për një bashkëpunim të parë, që ka të bëjë me shkëmbimin e eksperiencës me stafit shqiptar në Itali”, tha Gjonaj.

 Nga ana tjetër, Cantone tha se Shqipëria po bën hapa të mëdha sa i takon luftës kundër korrupsionit.

“Me ministren kemi rënë dakord që të japim mbështetjen tonë pasi kemi identifikuar veprimet e menjëhershme që mund të bëjmë, duke nisur me trajnimin e stafit. Brenda pak muajsh do nënshkruajmë një memorandum me ministrinë e Drejtësisë për të bërë konkrete raportet e bashkëpunimit me Shqipërinë”, tha Cantone.  

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010411024093628
array(1) { ["section"]=> string(96) "gjonaj-takon-shefin-e-anti-korrupsionit-ne-itali-nisin-nje-marreveshje-te-re-bashkepunimi-106170" }