‘Gjuetarët e thesarit’ pikasin anijen San Joze, vlera e saj arrin në miliarda dollarë

Publikuar tek: bota, më 15:37 24-05-2018 ‘Gjuetarët e thesarit’ pikasin anijen San Joze, vlera e saj arrin në miliarda dollarë Anija San Joze

San Joze është një anije e mbyllur rreth 307 vite më parë në brigjet e Kolumbisë , ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ajo arriti të zbulohet plotësisht nga arkeologët.

Në fakt gjatë kërkimeve në anije është gjetur një hartë, pikërisht si ajo që kemi parë shpesh në filmat me indianë, një hartë që tregon vendodhjen e një thesari të vërtetë. Aktualisht harta ndodhet në dorën e presidentit të vendit Manuel Santos, të cilit i është dhuruar nga një historian.

Por fakti që kjo hartë i solli Santos Çmimin Nobel të Paqes, paramendohet të shkaktojë mjaft debate për vetë faktin që i vetmi që e ka në dorë është presidenti, ndërsa autoritetet kërkojnë që këtë pasuri ta kthejnë në një hapësirë komerciale, një çështje kjo që kundërshtohet shumë nga UNESCO.

Sakaq janë vetë autoritetet kolumbiane ato që synojnë të rimëkëmbin anijen San Joze, duke i dhënë fund një sage prej tre shekujsh që nga data 8 qershor 1708, kur anija me 600 vetë në bord u mbyt ndërsa përpiqej të shkonte në një port të anijeve luftarake britanike.

Mendohet se brenda anijes ka pasur 11 milionë monedha ari dhe argjendi, smeraldë dhe mallra të tjerë të çmuar nga kolonitë e kontrolluara nga spanjollët, të cilat mund të kenë një vlerë miliarda dollarëshe.

Anija u zbulua tre vjet më parë me ndihmën e një ekipi ndërkombëtar ekspertësh dhe mjeteve nënujore. San Joze u mbyt në zonën jashtë Gadishullit Baru të Kolumbisë, në jug të Cartagena, në Detin e Karaibeve.

Ekspertët e UNESCO-s janë ankuar për një shpërfillje të vazhdueshme në lidhje me standartet arkeologjike nga ‘gjuetarët e thesarit’ që merren me San Hoze.

San Jose thuhet se ishte e gjatë 45 metra, me një rreze prej 14 metrash dhe e armatosur me 64 armë.

Shteti kolumbian ka thënë se studiuesit kanë gjetur topat e bronzit që janë në gjendje të mirë, së bashku me vazo qeramike dhe prej porcelani dhe armë personale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013481855392456
array(1) { ["section"]=> string(89) "gjuetaret-e-thesarit-pikasin-anijen-san-joze-vlera-e-saj-arrin-ne-miliarda-dollare-121955" }