Gjuetari tirons sfidon shtetin, shfaros thëllëzat e malit në Korçë: Kam ble ene armë të re, këtu qeka plot (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:31 28-10-2020 Gjuetari tirons sfidon shtetin, shfaros thëllëzat e malit në Korçë: Kam ble ene armë të re, këtu qeka plot (Video)

Një tjetër rast i gjuetisë së jashtëligjshme, por edhe pa kriter, është bërë publik në media.

Bëhet fjalë për një gjuetar që nga dialekti duket të jetë nga Tirana, teksa shfaqen të video duke treguar se ka vrarë një një numër të madh thëllëzash mali në Korçë.

Alarmin e ka dhënë organizata e mbrojtjes së natyrës në vendin tonë “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”. 

Reagimi i plotë i PPNEA:

Gjuetia e paligjshme: Vriten masivisht individët e thëllëzës së malit në Korçë

Pavarësisht thirrjeve të organizatave mjedisore, situata e vrasjes dhe tregtimit të jetës së egër në Shqipëri nuk ka ndryshuar. Duket sikur autoritetet shtetërore i kanë mbyllur sytë ndaj këtyre aktiviteteve.

Thëllëza e malit (Alectoris graeca graeca) është një lloj autokton i trojeve tona. Për shkak të ndryshimeve demografike e për pasojë dhe të praktikave bujqësore në habitatet e saj, në disa zona, popullata e saj është pakësuar, e në disa të tjera ku popullata ka qenë e qëndrueshme, po dëshmohet mungesa e plotë e këtij lloji.

Përveç faktit se jemi në moratorium të plotë gjuetie, shifra të tilla, si këto 13 thëllëza të vrara, janë të papranueshme për gjuetinë e thëllëzës së malit. Kjo, në planin e gjuetisë së qëndrueshme, konservimit të llojit dhe duke marrë parasysh problemet me ndryshimin e habitateve. Gjuetia për qëllime rekreative e sportive nuk mund të përçojë këto pamje ku tregohet një mungesë e theksuar respekti ndaj gjahut, apo edhe llojit duke marrë parasysh shifrat në video.

Kërkesa mbi rishikimin e ligjit të gjuetisë si një mjet për të adresuar të gjitha problematikat dhe paqartësitë, po ashtu dhe krijimi i Këshillit Kombëtar të Faunës, mbeten prioritare dhe një thirrje e vazhdueshme e organizatës sonë kundrejt autoriteteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa shpallet i pafajshëm nga Gjykata Speciale në Hagë
Qeveria i kalon 46 milionë lekë të vjetra Akademisë së Shkencave, do bëjë kërkime dhe studime për Covid-19 »
Article Logic
Execution time: 0.014081001281738
array(1) { ["section"]=> string(116) "gjuetari-tirons-sfidon-shtetin-shfaros-thellezat-e-malit-ne-korce-kam-ble-ene-arme-te-re-ketu-qeka-plot-video-225527" }