Gjuzi debat të ashpër me Hazizajn: Unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë, ti i jep të drejtë martesës burra me burra

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 10-10-2019 Gjuzi debat të ashpër me Hazizajn: Unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë, ti i jep të drejtë martesës burra me burra Deputeti Kujtim Gjuzi - Aktivisti Altin Hazizaj

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj mbrëmjen e sotme teksa flisnin për “hyrjen e fesë në politikë”.

Të ftuar të dy në studion e emisionit '360 gradë' Hazizaj e Gjuzi debatuan dhe për legalizimin e abortit dhe martesave brenda të njëjtit seks.

Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat dhe zonjushat, sikundër dhe ty.

Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë.

Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin e gjuhës sime. Ruaj etikën ose mos mu drejto fare, me ti nuk pranoj të më drejtohesh.

Altin Hazizaj: Ki kujdes pak, mos fyej njerëz. Ji i kujdesshëm për gjuhën që përdor. Kujdes me fjalën ndaj zonjave, nuk tregohet dashuria në krevat.

Kujtim Gjuzi: Mos më trego mua dashurinë, se unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë, ti sa kalamaj ke? Shko martohu njëherë ti dhe pastaj flasim bashkë. Shko martohu, na jep kontributet për të ruajtur vendin.

Altin Hazizaj: Thua ca gjëra por mund të jesh duke kryer krime...

Kujtim Gjuzi: Unë krim? Ti mund të kryesh krim që i jep abortit të drejtë dhe martesës burra me burra dhe gra me gra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025044918060303
array(1) { ["section"]=> string(124) "gjuzi-debat-te-ashper-me-hazizajn-une-i-kam-dhene-ketij-vendi-kater-femije-ti-i-jep-te-drejte-marteses-burra-me-burra-181580" }