Gjuzi takon naftëtarët dhe u jep dorën një nga një: Do takoj kreu tuaj, le të ma ngjis Covidin, është një rrenë ndërkombëtare

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 25-10-2020 Gjuzi takon naftëtarët dhe u jep dorën një nga një: Do takoj kreu tuaj, le të ma ngjis Covidin, është një rrenë ndërkombëtare

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi ditën e sotme ka takuar naftëtarët të cilët prej tre javësh janë futur në grevë urie.

Gjuzi teksa ka zhvilluar takimin me naftëtarët, të cilëve u ka dhënë dorën një nga një, është shprehur se do të ngrejë zërin në Parlament për çështjen e tyre.

Ndër të tjera ai është shprehur se do të shkojë të takojë edhe kryetari e Sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai është shprehru se do ta takoj Dautajn duke thënë se COVID-19 nuk ekziston, duke e quajtur atë si një gënjeshtër ndërkombëtare.

"Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën, drejtësia vonon, por nuk harron. Ju keni kryetarin me COVID, do shkoj ta takoj atë le të jetë me 200 temperaturë, le të ma ngjis mua, se COVID-i është një rrenë ndërkombëtare, mashtrim për të na thënë s'duhet të punoj uzina këtu, kina atje. Garancia që në parlament, do ta ndez parlamentin nga nesër në orën 10 deri kur t'ju japin lekët", tha Gjuzi, teksa shfaqet pa maskë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta thirrje për numrin e testimeve: Është shqetësuese se jemi të fundit në Europë
Pamje të FRIKSHME: Tornado gjigante krijohet në Gjirin e Lalzit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011943101882935
array(1) { ["section"]=> string(129) "gjuzi-takon-naftetaret-dhe-u-jep-doren-nje-nga-nje-do-takoj-kreu-tuaj-le-te-ma-ngjis-covidin-eshte-nje-rrene-nderkombetare-225069" }