Gjykata, 600 mijë lekë gjobë për mjekun që kreu operacionin e Denis Alimadhit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:32 03-04-2015 Gjykata, 600 mijë lekë gjobë për mjekun që kreu operacionin e Denis Alimadhit

Gjykata vendosi sot masën e gjobës prej 600 mijë lekësh për mjekun Kevin Klarkson që kreu ndërhyrjen kirurgjikale të 11-vjeçarit Denis Alimadhi, operacion që u bë shkak për vdekjen e tij.

Ndërsa,  mjekun e dytë Gerald Fayn, Gjykata e shpalli të pafajshëm. Denis Alimadhi ndërroi jetë në nëntor të vitit 2012, menjëherë pas një operacioni estetik në sy të kryer nga dy mjekët irlandezë Kevin Klarkson dhe Gerald Fayn.

Procesi gjyqësor për këtë çështje zgjati 2 vjet dhe sot u zhvillua seanca e fundit. 11-vjeçari ndërroi jetë pasi reagoi keq ndaj anestezisë duke kaluar në temperaturë të lartë të trupit, deri në 42 gradë, gjë që i ka shkaktuar edhe tre goditje kardiake.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodër/ Përfshihet nga flakët kati i 2-të i një pallati
Kjo është ushtria shqiptare 6 vjet pas anëtarësimit në NATO (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.01099419593811
array(1) { ["section"]=> string(81) "gjykata-600-mije-leke-gjobe-per-mjekun-qe-kreu-operacionin-e-denis-alimadhit-7769" }