Gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje 6 mujor për 14 vjeçaren K.Kajtazi, e cila së bashku me motrën e saj më të madhe, u arratisën një muaj më parë nga banesa e tyre, që i vunë më parë flakën.
Pavarësisht se prindërit e 14 vjeçares janë munduar të bindin vajzën që të kthehet në shtëpi, ajo e ka refuzuar një gjë të tillë duke u shprehur se ka frikë nga dhuna që mund të ushtrojë babai i saj mbi të.
Seanca është zhvilluar sot me dyer të mbyllura.