Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 mijë lekë gjobë kundëradmiralin Kristaq Gerveni për “pranim favoresh të ushtarakut”.
Sipas prokurorisë e cila kërkonte 6 muaj burg, ai e ka kryer veprën penale me qëllim përfitimi moral, duke u paraqitur në selinë e NATOs, më shumë se një herë si ushtaraku shqiptar me shenjat dalluese të grades ushtarake më superiore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kundëradmirali Gerveni u paraqit në takimin e NATO-s me gradën e admiralit. Avokati Mbrojtës i Gervenit tha se vendimiështë i padrejtë dhe do të apelohet.