Gjykata “detyrim paraqitje” për Tomi Mishën, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:09 23-02-2015 Gjykata “detyrim paraqitje” për Tomi Mishën, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Tomi Mishën, i dhunuar nga efektivë të policisë Korcë. Për babain e 33 vjeçarit, masa e sigurisë e dhënë sot nga gjykata është një shenjë se drejtesia u vu në vend. ndërkohë ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili përshëndeti reagimin e Artan Didit dhe dënoi dhunën e policëve.

"Ngjarja e mësipërme tregon se në radhët e Policisë së Shtetit ka ende persona të paformuar si duhet për të kryer funksionet që mbartin, që nëpërkëmbin dinjitetin e shtetasve, që shkelin të drejtat dhe liritë e tyre, që sillen ndaj shtetasve me arrogancë dhe brutalitet, deri në dhunim fizik ose psikologjik të tyre", shkruan Komiteti Shqiptar i Helsinkit në deklaratë.

Data 22 shkurt 2015, ora 12:00

Njëri  prej policëve i cili shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj të riut Tomi Misha në qytetin e Korçës, është shprehur se ai është kërcënuar dhe më pas goditur nga Misha.

Ai shprehet i penduar edhe pse në foto duken lëndimet që ai ka marrë nga përplasja me të. “Unë dhe kolegu im ishim duke patrulluar kur vumë re se Misha kishte përplasur makinën e zëvendës drejtorit. Në moment vumë re se ai po komunikonte në mënyrë brutale me Hysenin, i cili na kërkoi që ta shoqëronim Mishën në komisariat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Lufra’’/Përgjigjet e analizave nesër, Jakaj: Po verifikohet vetëm qumështi pluhur
Policia: Identifikohet grupi kriminal i drejtuar nga Tafili »
Article Logic
Execution time: 0.025448083877563
array(1) { ["section"]=> string(46) "gjykata-detyrim-paraqitje-per-tomi-mishen-4197" }