Gjykata e Apelit dënon deputetin Taulant Balla për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 09-06-2015 Gjykata e Apelit dënon deputetin Taulant Balla për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës

Në një postim në profilin e tij në “Facebok” djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka njoftuar se Gjykata e apelit ka dënuar deputetin socialist Taulant Balla , i cili ishte paditur për shpifje nga Shkëlzen Berisha. Ai ka postuar në profil një deklaratë të Ramës dhe ironizon teksa shkruan: "Rama ruan të drejtën e autorit për këtë postim."

“Gjykata e Apelit dënon Taulant Ballën për shpifje ndaj meje.E përshendesim këte vendim me deklaraten e përshatur të padronit të tij bëre para disa ditësh.Dënimi sot nga Gjykata e Apelit i një shpifësi profesionist i cili , për shkak të aftësisë së tij të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, ështe zgjedhur si sekretar i grupit parlamentar të PS është një lajm i mire për tre arsye:

Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Apelit , që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me Austria Lottery, janë shpifje dhe asgjë tjetër.

Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif si i dënuari i sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin.Dhe së treti, dënimi i sotshem eshte një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.

Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes, siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Prandaj, kjo betejë nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto gjyq.

Sepse kjo nuk është nje betejë ligjore me nje shkretan që jetojnë me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi” , shkruan Shkëlzen Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie nga vinçi punonjësi i portit të Durrësit
Përplasen 2 automjete në Tiranë, dëme të mëdha materiale (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.01701807975769
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjykata-e-apelit-denon-deputetin-taulant-balla-per-shpifje-ndaj-shkelzen-berishes-13083" }