Gjykata e Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtarin e Sarandës,Rasim Doda. Gjykata ka vendosur që ndaj Dodës ndryshohet masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Gjyqtari Doda akuzohet për korrupsion pasiv. Doda u prangos, pasi Prokuroria e akuzon se i kërkoi 80 mijë euro një qytetari në këmbim te vendimit pro tij. Por pasi nuk mori pagesën, gjyqtari ndërroi diapozitivin duke dhënë një tjetër vendim, këtë radhë ne favor të palës kundërshtare.