Gjykata e Arbitrazhit vendos në favor të Bankers Petroleum: Të hiqet pezullimi i llogarive bankare

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 23-11-2015 Gjykata e Arbitrazhit vendos në favor të Bankers Petroleum: Të hiqet pezullimi i llogarive bankare

Gjykata e Arbitrazhit ka marrë para pak minutash masë në favor të Bankers Petroleum. Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të hiqet pezullimi i llogarive bankare të "Bankers Petroleum".

Kjo masë do mbetet në fuqi derisa gjykata e Arbitrazhit të vendosë ndryshe. Ndërkaq kompania do vazhdojë aktivitetin e saj si normalisht në Shqipëri dhe ka bërë me dije se do të paraqesë një kërkesë për masë sigurimi afatgjatë.

Kompania kanadeze “Bankers Petroleum” kishte paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për shkak të një konflikti me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në bazë të raportit të AKBN, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer vlerësim tatimor mbi “Bankers” duke i kërkuar të paguajë edhe 57 milionë dollarë taksa shtesë, të cilat sipas tatimeve ishin shmangur përmes rritjes së shpenzimeve.

Disa ditë më parë, Drejtoria e Tatimeve bllokoi  llogaritë e “Bankers” për të mbledhur me forcë detyrimin tatimor sipas vendimit të gjykatës por tashmë Arbitrazhi ka marrë masën në favor të kompanisë kanadeze duke kërkuar heqjen e pezullimit të llogarive bankare për “Bankers”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet drejtori i Policisë Pyjore në Durrës, tregtonte lëndët drusore të sekuestruara
Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Armando Prenga »
Article Logic
Execution time: 0.013820886611938
array(1) { ["section"]=> string(103) "gjykata-e-arbitrazhit-vendos-ne-favor-te-bankers-petroleum-te-hiqet-pezullimi-i-llogarive-bankare-26094" }