Gjykata e Durrësit me DY QËNDRIME: Legjitimon Shijakun, por s’njeh zgjedhjet në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:35 17-07-2019 Gjykata e Durrësit me DY QËNDRIME: Legjitimon Shijakun, por s’njeh zgjedhjet në Durrës Valbona Sako, Elton Arbana

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrë është e ‘përçarë’ nëse zgjedhjet në 30 qershor ishin apo jo legjitime.

Nga e njëjta gjykatë janë dhënë dy vendime që bien ndesh me njëra-tjetrën. Fjala është për mandatet e kandidatëve për kryetarë bashkie, atë të Shijakut Elton Arbana, dhe kandidates së Durrësit Valbona Sako, të dy të Partisë Socialiste.

Elton Arbanës mesa duket i qëlloi fati i mirë dhe gjykatësi i Shkallës së Parë në Durrës vendosi t’i japë mandatin e kryebashkiakut.

E kundërta ka ndodhur me kandidaten e PS-së në Durrës, Valbona Sako, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e 30 qershorit ku garoi përballë Valbona Sakollarit nga Bindja Demokratike.

Gjyqtarja e së njëjtës gjykatë në këtë rast ka zgjedhur të mos i japë mandatin e kryebashkiakes, pasi e konsideron 30 qershorin e zgjedhjeve vendore si të paligjshëm.

Pyetja që lind natyrshëm është se si ka mundësi që nga e njëjta gjykatë, për çështje tërësisht të njëjta, të jepen dy vendime të kundërta. A janë diktuar vendimet nga influenca politike, apo interpretimi është i ndryshëm për sa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese të thotë fjalën e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031703948974609
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjykata-e-durresit-me-dy-qendrime-legjitimon-shijakun-por-s-njeh-zgjedhjet-ne-durres-172506" }