Gjykata e Kurbinit shpall të pafajshëm Armando Prengën

Publikuar tek: barometri, më 08:48 31-12-2017 Gjykata e Kurbinit shpall të pafajshëm Armando Prengën

Gjykata e Kurbinit ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin Armando Prenga.

Prenga akuzohej për mosdeklarimin e një gjobe në formularin e dekriminalizimit.

Sakaq, gjykata e ka shpallur atë sot të pafajshëm.

Prokuroria e Përgjithshme pati njoftuar në shkurt të vitit 2017 se nga verifikimi i të dhënave brenda dhe jashtë Shqipërisë për deputetin Prenga, ka rezultuar se ai nuk ka deklaruar precedentët penalë në Itali në vitet 1996-1997, si dhe një vendim të formës së prerë të gjykatës së Kurbinit në Shqipëri, në të cilin është dënuar me gjobë për “falsifikim dokumentesh”.

Prenga dorëzoi mandatin e deputeteit në shkurt të këtij viti. 

Ndërsa deklaroi se dorëheqjen nuk e dha për shkak të sulmeve të opozitës, por për shkak të rrethanave familjare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026124000549316
array(1) { ["section"]=> string(61) "gjykata-e-kurbinit-shpall-te-pafajshem-armando-prengen-104992" }