Gjykata e Lartë jetike për funksionimin e plotë të Kushtetueses, Manjani zbërthen përbërjen dhe shpjegon se ku ka ngecur shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 25-11-2020 Gjykata e Lartë jetike për funksionimin e plotë të Kushtetueses, Manjani zbërthen përbërjen dhe shpjegon se ku ka ngecur shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në Euronews Albania ka shpjeguar përbërjen e Gjykatës së Lartë, detyrat që ka; dhe pse funksionimi i – që aktualisht duket gati i pamundur – është jetik për funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë e Republikës kryen 2 detyra kushtetuese dhe 1 detyrë ligjore.

Sipas kushtetutës, Gjykata e Lartë:

1. Unifikon dhe drejton praktikën gjyqësore. Pra merr vendime që shërbejnë si udhëzues për gjykatat e faktit dhe të apelit, kur zgjidhin çështje të ngjashme me atë që ka shqyrtuar Gjykata e Lartë.

2.  Zgjedh 3 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Kjo e fundit përbëhet nga 9 anëtarë, por 3 gjykatësit e përzgjedhur nga gjykata e lartë pre supozohet të bëjnë dallimin si në shumicën vendimmarrëse ashtu dhe në cilësitë profesionale të gjykatësve.

Sipas kodeve të Procedurave Gjykata e lartë kryen edhe shqyrtimin e rekurseve për vendimet e shkallëve të ulëta. Rekurset bëhen vetëm për shkelje të procedurave të gjykimit ose për shkelje të vendimeve unifikuese. Ndërkohë, vendimi mund  jetë ekzekutuar, gjatë kohës që shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë. 

Pyetje Kushtetuese!

A mundet që ligji ti japë më shumë detyra nga sa ka dhënë Kushtetuta një organi kushtetues?!

Nga pikëpamja Organizative Gjykata e Lartë , që të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese duhet të ketë:

1. Tre kolegje (penal, civil dhe administrativ) me të paktën nga 5 gjyqtarë secili kolegj.

2. KLGJ të miratojë një numër maksimal të gjyqtarëve që duhet të shërbejnë aty. Aktualisht është pranuar numri 19 sipas ligjit të vjetër për Gjykatën e Lartë.

Aktualisht në detyrë janë vetëm 3 gjyqtarë të cilët sigurisht nuk plotësojnë dot vakumet nëpër kolegje. Ata thjesht gjykojnë në dhomë këshillimi.

Për të gjykuar në seancë të rregull gjyqësore duhet trupë gjykuese me 5 gjyqtarë të kolegjit përkatës, në vartësi të objektit të çështjes. Vetëm në kolegjin civil mund të ketë çështje që gjykohen me trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh.

Duhet theksuar një konfuzion  në ligjin procedural civil. Një nen kërkon gjykimin me 3 ose 5 gjyqtarë, pastaj përgjatë procedurës së gjykimit përmendet vetëm numri 3.  Në fakt në praktikë kolegji civil që ishte gjykoi me 3 gjyqtarë.

Kolegjet e bashkuara mblidhen vetëm kur prezent janë të paktën 15 gjyqtarë.

Ndërsa mbledhja e gjyqtarëve që zgjedh gjyqtarët e gjykatës kushtetuese zhvillohet vetëm kur prezent janë të paktën 13 gjyqtarë të gjykatës së lartë.

Konkluzion:

Pra për të pasur Gjykatë të Lartë të ngritur dhe të aftë të kryejë detyrat kushtetuese dhe detyrën ligjore, duhet që së paku të jenë zgjedhur 15 gjyqtarë që të ndahen në 3 kolegjet e saj.

Si zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë?

1. Shpallen vendet vakente nga KLGJ.

2. Mblidhen kandidaturat për secilin vend vakant.

3. Kandidaturat i shqyrton KLGJ dhe i liston sipas pikëve

4. KLGJ emëron gjyqtarin sipas vendit vakant dhe renditjes së pikëve dhe ja dërgon emërimin Presidentit të Republikës.

5. Presidenti dekreton emërimin. Nëse presidenti e refuzon emërim, KLGJ e voton dekretin e rrëzimit. Nëse rrëzon dekretin, miraton gjyqtarin e emëruar.

6. Gjyqtari i emëruar/dekretuar betohet tek Presidenti dhe fillon detyrën.

Gjyqtarët e gjykatës së Lartë përzgjidhen nga radhët e gjykatësve të gjykatave të faktit dhe të apeleve me përvojë pune mbi 13 vite

Vetëm 1/5 e numrit të gjyqtarëve mund të zgjidhen nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i frikshëm në Tepelenë-Mallakastër, plagosen rëndë 5 persona, mes tyre një 9-vjeçar
TENDER i TURPSHËM në kohë pandemie: Shërbimi Diplomatik mbush trastat me Uiski, verë dhe Amaro lukzose për punonjësit »
Article Logic
Execution time: 0.013036966323853
array(1) { ["section"]=> string(165) "gjykata-e-larte-jetike-per-funksionimin-e-plote-te-kushtetueses-manjani-zberthen-perberjen-dhe-shpjegon-se-ku-ka-ngecur-shkalla-me-e-larte-e-sistemit-gjyqesor-229119" }