Gjykata e Lartë në SHBA mbështet grupet fetare, rrëzon vendimin e kryebashkiakut të Nju Jorkut për ndalimin e grumbullimeve

Publikuar tek: bota, më 08:01 26-11-2020 Gjykata e Lartë në SHBA mbështet grupet fetare, rrëzon vendimin e kryebashkiakut të Nju Jorkut për ndalimin e grumbullimeve

Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur mbrëmjen e djeshme të mbështesë grupet fetare të krishtera dhe hebraike duke sfiduar kufizimet e fundit të shtetit të Nju Jorkut në pikat e nxehta të Covid-19.

Gjykata me një votim 5-4 miratoi kërkesat e bëra nga Dioqeza Katolike Romake e Brooklyn dhe dy grupe Hebreje e Ortodokse. Vendimi i djeshëm shënoi një nga veprimet e para të kryegjyqtares Konservatore Amy Coney Barrett, e emëruar nga Presidenti Donald Trump pak kohë më parë.

Ajo hodhi votën vendimtare në favor të grupeve fetare. Kurse Shefi i Drejtësisë John Roberts kundërshtoi së bashku me tre liberalët e gjykatës.

Përmes një vendim të nxjerrë në 6 tetor, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo mbylli bizneset jo-thelbësore në zonat e nxehta të Covid-19, duke përfshirë disa lagje të Brooklyn. Ai kufizoi mbledhjet në institucionet fetare në 10 persona në disa zona dhe 25 në të tjera.

Grupet fetare kanë thënë se rregullat shkelnin liritë fetare të mbrojtura nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SH.B.A. dhe se objektet e tyre u veçuan për kufizime më të rrepta sesa bizneset thelbësore, të tilla si dyqanet e ushqimit.

Më herët, një gjykatës federal në Brooklyn hodhi poshtë kërkesat e ndara të bëra nga grupet fetare më 9 tetor. Gjykata e Apelit e Qarkut me bazë në Nju Jork refuzoi kërkesat emergjente të paraqitura nga të dy grupet fetare më 9 nëntor.

Në dy raste të mëparshme këtë vit, gjykata me 5-4 vota ktheu kërkesat e ngjashme nga kishat në Nevada dhe Kaliforni. Këto vota ndodhën para vdekjes së dkryegjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dha dëshmi të rreme pas zgjedhjeve presidenciale 2016, Trump fal ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare
Joe Biden: Ne jemi në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin »
Article Logic
Execution time: 0.010140895843506
array(1) { ["section"]=> string(129) "gjykata-e-larte-ne-shba-mbeshtet-grupet-fetare-rrezon-vendimin-e-kryebashkiakut-te-nju-jorkut-per-ndalimin-e-grumbullimeve-229145" }