Gjykata e Lartë regjistron ankimimin e Saimir Tahirit, ja kush është relatori

Publikuar tek: aktualitet, më 11:35 29-09-2020 Gjykata e Lartë regjistron ankimimin e Saimir Tahirit, ja kush është relatori Tahiri-Panda

Gjykata e Lartë regjistron ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Relatori i çështjes së tij do të jetë gjyqtari Ilir Panda. Në Gjykatën e Lartë, Tahiri kundërshton vendimin e Apelit dhënë më 26 qershor sipas të cilit çështja u rikthye për rigjykim nga e para.

Pasi Gjykata e Posaçme ktheu dosjen e tij për rigjykim, Tahiri lajmëroi se do e çonte në Gjykatë të Lartë. Sipas Gjykatës së Posaçme, Prokuroria ka ngritur akuza të reja për ish-ministrin dhe ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale. Madje, sipas Apelit të Posaçëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela nuk u është lënë mundësia të mbroheshin.

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen. Tashmë, ish-ministri do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Lartë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011941909790039
array(1) { ["section"]=> string(83) "gjykata-e-larte-regjistron-ankimimin-e-saimir-tahirit-ja-kush-eshte-relatori-222069" }