Gjykata e Lartë/ Sot intervistimi i tre kandidatëve nga radhët e juristëve

Publikuar tek: aktualitet, më 10:06 27-02-2020 Gjykata e Lartë/ Sot intervistimi i tre kandidatëve nga radhët e juristëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor përfundon procesin e vlerësimit të kandidatëve, në kuadër të procesit të përzgjedhjes së tyre për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në tre pozicionet e lira në fushat e së drejtës administrative, civile dhe penale.

Mësohet se nga lista prej 21 kandidatësh, janë kualifikuar për të vijuar procedurën e përzgjedhjes për emërim tre kandidatë, ku do të zhvillohe në seanca dëgjimore në orën 10:00 ditën e sotme.

Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë dhe do t’i propozojë Presidentit Ilir Meta emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00649094581604
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjykata-e-larte-sot-intervistimi-i-tre-kandidateve-nga-radhet-e-juristeve-196606" }