Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 28-03-2015 Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun Mark Frroku dhe Tom Doshi përpara hyrjes në Gjykatën e Lartë

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë larguar nga ambientet e Drejtoria e Policisë së Tiranës, për të mbërritur në banesat e tyre të shoqëruar nga automjetet e policisë. Gjykata e Lartë dha sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy deputetët.


Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” për deputetin Tom Doshi. Edhe për Doshin nuk është pranuar kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë “arrest me burg” për deputetin shkodran.

Avokatët e Doshi e kanë konsideruar vendimin e Gjykatës si të të padrejtë dhe të pa mbështetur në ligj. Ata kanë theksuar se për këtë vendim do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe asaj të Strasburgut. Avokatët kanë deklaruar gjithashtu se në provat e reja e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmohet ato që ka thënë më parë Tom Doshi.


Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për deputetin Mark Frroku. Kjo Gjykatë nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë “arrest me burg” për kreun e PKD-së.

Megjithatë, avokatët e deputetit janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë pasi siç u shprehën ata, organi i akuzës nuk paraqiti asnjë provë bindëse në seancë.

Gjithashtu, mësohet se Prokuroria ka vijuar të mbajë të njejtin qendrim ndaj Frrokut, të cilin e ka konsideruar si person me rrezkshmëri të lartë. Deputeti është larguar nga ambientet e Gjykatës së Lartë për të mbërritur sërish në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Tom Doshit në Gjykatën e Lartë, ku edhe ndaj këtij deputeti Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.


Mbërrijnë në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë Mark Frroku dhe Tom Doshi. Doshi nuk ka patur pranga në të dyja duart, por vetëm në njërën, duke u lidhur me policin që e shoqëronte kurse Frroku ka qenë i prangosur në të dyja duart dhe ka përshëndetur me të dyja duart lart  familjarët para gjykatës. Tre automjete të skuadrës ''Shqiponja'' dhe 8 efektivë kanë sjellë deputetët në sallën e gjyqit. Në gjykatë kanë shkuar edhe avokatët e deputetit dhe prokurorët.

Gjyqtarët u përzgjidhen me short, për të gjykuar vlefshmërinë e urdhër-arresteve dhe masën e sigurisë për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ata janë Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea. Kurse relator për të dy është Guxim Zenelaj.Gjyqtarja Andrea ka dashur të tërhiqet nga gjykimi, por kërkesa e saj nuk është pranuar.

Gjykimi, sipas afateve ligjore duhet të përfundojë ditën e dielë, pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë pasditen e së premtes. Po kështu shorti ka përzgjedhur relator për Durim Bamin, Aleksandër Muskaj.

Arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut u bë të enjten pasdite dhe tashmë ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në dy nga qelitë e komisariatit. Avokatët e deputetëve e kanë quajtur të paligjshëm arrestimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Institucionet publike me ndërtime pa leje, ja lista
Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.012521028518677
array(1) { ["section"]=> string(74) "gjykata-e-larte-vendos-arrest-shtepie-per-tom-doshin-dhe-mark-frrokun-7188" }