Gjykata e Posaçme dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA Luan Daci, gjyqtari: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument në jetën time

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 01-12-2020 Gjykata e Posaçme dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA Luan Daci, gjyqtari: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument në jetën time Luan Daci

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA Luan Daci. Vetë gjyqtari Luan Daci ka hedhur poshtë akuzat, dhe para mediave ka thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument në jetën e tij.

Në seancën e mbajtur sot, SPAK ka kërkuar që ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të dënohet me 1 vit burg. Luan Daci akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” pasi rezulton se ka fshehur përjashtimin nga sistemi i drejtësisë vite më parë.

Kanë qenë disa gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kallëzuar Luan Dacin në SPAK për “Falsifikim dokumentesh dhe “Deklarim të rremë”. Paditësit janë shkarkuar pikërisht nga vettingu edhe me votën e Luan Dacit.

Pasi Luan Daci u mor i pandehur nga SPKA, KPA e pezulloi atë nga detyra në muajin korrik 2020. Ndërkohë, avokati i tij, Jordan Daci, ka thënë para mediave se vendimi për klientin e tij nuk është i drejtë dhe se vendimi do të çohet në Gjykatën e Apelit. Vendimi për dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg ëhstë konvertuar në 12 muaj shërbim prove.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Kapen 2 vëllezërit 'skifterë' në Tiranë, grabitën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, ja çfarë iu gjet në shtëpi (EMRAT)
Dhunoi motrën, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.01271915435791
array(1) { ["section"]=> string(133) "gjykata-e-posacme-denon-dhe-6-muaj-burg-ish-anetarin-e-kpa-luan-daci-gjyqtari-nuk-kam-falsifikuar-asnje-dokument-ne-jeten-time-229762" }