Gjykata e Posaçme lë në burg 6 të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:01 21-02-2020 Gjykata e Posaçme lë në burg 6 të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës Anetaret e grupit kriminal qe jane arrestuar dhe viktima

Masa e sigurisë 'Arrest me burg' është rikonfirmuar për 6 të arrestuarit që akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçnme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin, e kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ka vendosur që Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj të qëndrojnë në burg.

Jak Prenga u rrëmbye në 17 janar në mes të Kamzës dhe më pas u rrah për vdekje në kompleksin “Golden”, në Shijak pasi vëllai i viktimës Astrit Prenga i cili ishte korrier i një grupi kriminal, nuk ka dorëzuar në Angli me porosi të tyre 243 kilogram kokainë.

Pasi sasia e kokainës nuk është dorëzuar në destinacionin e kërkuar, vëllezërit Hajri në shenjë hakmarrje kanë marrë peng vëllain e korrierit Jak Prengën, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Sipas informacioneve vëllezërit Hajri kanë qenë thjesht ekzekutuesit e një porosie që vinte nga tjetërkush. Dhe bëhet fjalë për 4 porositës, 3 shkodranë dhe një vlonjat. Një prej tyre është vlonjati me dy emra, Gramoz (Dritan) Rexhepi, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë dhe me një ‘Cv’ të pasur aktiviteti që shtrihet nga vendet e Bashkimit Europian (Holanda, Italia, Spanja, Belgjika), deri në Ekuador.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0060751438140869
array(1) { ["section"]=> string(90) "gjykata-e-posacme-le-ne-burg-6-te-akuzuarit-per-rrembimin-dhe-vrasjen-e-jan-prenges-195993" }