Gjykata e Sarandës i jep mandatin kryebashkiakut të vetëm jo-socialist, konfirmon edhe dy të PS-së

Publikuar tek: politike, më 16:35 18-07-2019 Gjykata e Sarandës i jep mandatin kryebashkiakut të vetëm jo-socialist, konfirmon edhe dy të PS-së Kristo Kiço - Majlinda Qilimi - Adrian Gurma

Gjykata e Sarandës i ka miratuar mandatin kryebashkiakut të vetëm jo-socialist.

Mësohet se Gjykata ka konfirmuar në krye të bashkisë së Finiqit Kristo Kiçon e Partisë Mega.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 Qershorit, Kiço mori 3,333 vota përballë kundërshtarit të tij Leonidha Hristo i cili mori 2,160 vota.

Finiqi është bashkia e vetme që nuk drejtohet nga socialistët nga 61 bashki që janë në tërësi, ndërkohë Bindja Demokratike pasi nuk arriti të merrte asnjë bashki.

Gjithashtu Gjykata e Sarandës i ka miratuar mandatin edhe Majlinda Qilimit të PS-së për bashkinë e Delvinës dhe Adrian Gurmës për Sarandën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027119159698486
array(1) { ["section"]=> string(104) "gjykata-e-sarandes-i-jep-mandatin-kryebashkiakut-te-vetem-jo-socialist-konfirmon-edhe-dy-te-ps-se-172613" }