Gjykata e Tropojës lë në burg tre protestues, qytetarët ngrihen në revoltë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:46 21-06-2019 Gjykata e Tropojës lë në burg tre protestues, qytetarët ngrihen në revoltë

Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë në Tropojë, pasi Gjykata burgosi tre protestuesit Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj.

Qytetarët janë mbledhur në protestë para gjykatës me pankarta në duar dhe kan ë bërë thiorrje të lirohen protestuesit.

Qytetarët janë shoqëruar nga kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj, i cili në një postim në Facebook, bën thirrje që të gjithë shqiptarët të basdhkohen në protestën e opozitës në Tiranë në orën 20:00.

Reagimi i plotë i Dushajt:

Ditën e sotme, Gjykata e Tropojës, nën presionin e qeverisë kriminale të “Rilindjes”, dha vendimin e burgosjes politike për tre protestues të pafajshëm, Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj, që u ngritën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Thirrja ime, thirrja e çdo njeriu që mbron lirinë dhe demokracinë e vendit të tij, është për bashkimin më të madh që Shqipëria ka parë ndonjëherë, ditën e sotme në orën 20:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj klike kriminale që po instalon diktaturën.

Shqipëria e NATO-s, Shqipëria e lëvizjes së lirë, Shqipëria e demokracisë që pret të bëhet pjesë BE-së nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet, nuk mund dhe nuk do të kthehet pas në vitet e errëta të diktaturës. Detyra jonë, detyra e çdo qytetari të Republikës së lirë dhe demokratike të Shqipërisë, është mbrojtja e këtyre vlerave të fituara me kaq mund. Ne duhet dhe do ja dalim! E drejta do triumfojë mbi padrejtësinë, liria do triumfojë mbi diktaturën! Fitore!

64886001_2304184899909032_5648418753482850304_n.jpg

64590454_2304185006575688_7828751114521542656_n.jpg

64765893_2304185236575665_4473384304809869312_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029001951217651
array(1) { ["section"]=> string(80) "gjykata-e-tropojes-le-ne-burg-tre-protestues-qytetaret-ngrihen-ne-revolte-169155" }