Gjykata e Vlorës nuk njeh dekretin e Metës, i konfirmon mandatin Gjergji Goros së Himarës

Publikuar tek: politike, më 11:47 18-07-2019 Gjykata e Vlorës nuk njeh dekretin e Metës, i konfirmon mandatin Gjergji Goros së Himarës

Gjykata e Faktit Vlorë konfirmon kandidatin e Partisë Socialiste Gjergji Goron në krye të Bashkisë së Himarës.

Gjyqtari Skënder Haluçi ka miratuar mandatin e dytë për Goron.

Duke konfirmuar Goron në krye të kësaj bashkie për 4 vitet e ardhshme, Gjykata ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike për parregullsi në procesin e votimit në 30 qershor si dhe nuk ka njohur dekretin e presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë se pretendimet e PD kishin të bënin me fletët e votimit, të cilat sipas selisë blu nuk ishin miratuar nga KQZ pasi kishin ardhur nga Sllovenia mëngjesin e 30 qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070528984069824
array(1) { ["section"]=> string(95) "gjykata-e-vlores-nuk-njeh-dekretin-e-metes-i-konfirmon-mandatin-gjergji-goros-se-himares-172586" }