Notice: Object of class DOMNodeList could not be converted to int in /home2/newsbomb/public_html/index.php on line 242
Gjykata gjermane BURGOS 80-vjeçaren, kjo është arsyeja (HISTORI PËR MOS T’U HUMBUR)

Gjykata gjermane BURGOS 80-vjeçaren, kjo është arsyeja (HISTORI PËR MOS T’U HUMBUR)

Publikuar tek: bota, më 10:14 17-10-2017 Gjykata gjermane BURGOS 80-vjeçaren, kjo është arsyeja (HISTORI PËR MOS T’U HUMBUR) Foto: reuters

Një gjykatë gjermane ka shpallur fajtore Ursula Haverbeck, e  njohur gjithashtu si "gjyshja naziste", për nxitje të urrejtjes pasi ka thënë se Holokausti është fiction dhe nuk ka pasur dhoma gazi në kampin e përqendrimit në Aushvic. 80-vjeçarja është dënuar me 6 muaj burg, raporton newsbomb.al.

Haverbeck, tha një vit më parë në Berlin, se Holokausti nuk ka ndodhur dhe askush nuk është asfiksuar në kampin famëkeq të vdekjes në Aushvic, që mori jetët e 1.1 milionë njerëzve midis viteve 1940 dhe 1945, kryesisht hebrenj.

Haverbeck e cila nuk pranoi fajin, pohoi se ajo po citonte një libër kur fliste për ngjarjen. Megjithatë, pasi studioi pamjet gjysmë-minutëshe, gjykata vendosi që ajo ishte autorja e "fjalimit të saj" dhe e shpalli fajtore. Argumenti i avokatit të saj se dënimi i 80 vjeçares shkel të drejtën e Haverbeck për fjalën e lirë, nuk arriti ta bëjë gjyqtarin të ndërronte mendje, raporton Der Spiegel, shkruan newbsomb.al.

Muajin e ardhshëm, ajo do të gjykohet për akuza të ngjashme në qytetin Detmold, ku ajo po apelon për dënimin me burg. Akuzat rrotullohen rreth letrës së saj drejtuar kryetarit të bashkisë së Detmoldit, në të cilën këmbëngul se Aushvic ishte një kamp pune i thjeshtë, shkruan newsbomb.al.

Sipas ligjit gjerman, nxitja e urrejtjes përbën jo vetëm inkurajimin e urrejtjes ose dhunës ndaj një grupi të caktuar njerëzish, por edhe miratimin, mohimin ose minimizimin e krimeve naziste. Ata që janë shpallur fajtorë nga gjykata përballen deri në pesë vjet burg. Haverbeck vazhdon të qendrojë në  burg, pasi vendimet në rastet e saj janë ende në pritje.

Haverbeck gjithashtu ka marrë dy gjoba dhe një dënim të pezulluar për trazira./ newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi me bombë ndaj gazetares, zbulohet shënimi që la gjysëm ore përpara ekzekutimit
“Kush është në makinë? Mamaja ime vdiq nga paaftësia juaj” djali i gazetares së ekzekutuar rrëfen tmerrin: S’do ta harroj kurrë! (DËSHMIA) »
Article Logic
Execution time: 0.012296915054321
array(1) { ["section"]=> string(86) "gjykata-gjermane-burgos-80-vjecaren-kjo-eshte-arsyeja-histori-per-mos-t-u-humbur-96169" }