Ora 10:35
Gjykata e Apelit ka vendosur masën e "detyrim paraqitje" për kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjykata ka dhënë të njëjtën masë edhe për dy të akuzuarit e tjerë, biznesmenin Artur Haxhi dhe shefen e urbanistikës Doriana Sulajn.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Gjika ka shkuar në Gjykatën e Apelit për të kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së Vlorës për masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe kundërshtimin e apelit të Prokurorisë.
Gjika ka thënë para trupit gjykues, përbërë nga Vasil Hanxhari, Skënder Domini dhe Gjinovefa Gaba se është i pafajshëm dhe se do e vërtetojë pafajësinë e tij.
Ora 10:00
Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj kryetarit të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Gjykata e Apelit në Vlorë po shqyrton kërkesën e prokurorisë kundërshton heqjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” dhe zbutjen e saj në “detyrim paraqitje”
Gjika akuzohet për “shpërdorim detyre”, “falsifikim të dokumentave” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Prokuroria e akuzon kryebashkiakun Gjika për falsifikim të lejes për një pallat 11 katësh .