Gjykata jep masën sigurisë për Genis Mëhillajn, bashkëpunëtorin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 09-03-2017 Gjykata jep masën sigurisë për Genis Mëhillajn, bashkëpunëtorin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Genis Mhillajn, bashkëpunëtorin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Mhillaj akuzohet po ashtu si sekser nga porositë e vrasjeve nga Julian Sinanaj  dhe u arrestua vetëm një ditë më parë.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 10 vite burg, ndërkohë prokuroria ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Mhillajn.

Policia e Shtetit kishte vendosur shpërblim prej 10 mijë euro për çdo informacion lidhur me Genis Mëhillajn dhe kushëririn e tij Andon Mëhillaj, 39 vjeç.

Julian Sinanaj dyshohet të ketë kryer rreth 27 vrasje me pagesë në Shqipëri, por edhe në Greqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009213924407959
array(1) { ["section"]=> string(104) "gjykata-jep-masen-sigurise-per-genis-mehillajn-bashkepunetorin-e-vrasesit-me-pagese-julian-sinanaj-71304" }