Gjykata e Apelit ka vendosur të shpallë të pafajshëm nga të gjitha akuzat kreun e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjikën, ndonëse Prokuroria e këtij qyteti kishte kërkuar 4 vite burg për të parin e Vlorës.
Prokuroria e ka akuzar Gjikën për flasifikim dokumentash, për çka është arrestuar edhe më 6 shkurt të 2015, por që pak më ditë më pas fitoi pafajsinë në Gjykatën e Vlorës. Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës duke e çuar çështjen në Apel, ku sërish ka kërkuar katër vite burg për Gjikën.
Gjykata e Apelit ka dhënë pafajësinë edhe për specialisten në këtë bashki, Eleni Dardhaj për të cilën ekzistonte e njejta akuza.
Vendimi i Gjykatës së Apelit vjen në një kohë kur PS është pranë propozimeve për kandidatë të bashkive për garën e zgjedhjeve të 21 qershorit. Gjithsesi, mundësitë për një rikandidim tjetër të Shpëtim Gjikës me PS-në në Vlorë janë të pakta.
Duke folur pas vendimi të Gjykatës, kreu i Bashkisë Gjika është shprehur se ai ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjika nuk ka pranuar të komentojë nëse do të rikandidojë si i pavarur për Vlorën në zgjedhjet e 21 qershorit. Ai tha se “tani nuk është momenti për të folur për politikë, është ende shpejt për të folur për këto gjëra”. Ndërsa ka shtuar se ai vijon të mbetet në krye të detyrës si krytar i Bashkisë.