‘Gjykata Kushtetuese do plotësohet brenda qershorit’, Ulsi MANJA lëshon DEKLARATËN e fortë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:45 23-04-2019 ‘Gjykata Kushtetuese do plotësohet brenda qershorit’, Ulsi MANJA lëshon DEKLARATËN e fortë

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora ku ka folur për rikthimin e vizave nga Holanda.

Ndër të tjera Manja, i pyetur  për sistemin në vend që nuk ofron garanci kushtetuese, ka deklaruar deklaroi se brenda qershorit do të bëhet e mundur funksionimi i Gjykatës Kushtetuese.

‘Është e lehtë ta bësh kritikën sot e Reformës në Drejtësi, aq më tepër kur fut hundët edhe politika që nuk merret me detyrat, por targeton Reformën në Drejtësi dhe sistemin e Drejtësisë, pastaj është e vështirë të sqarohen gjërat për opinionin publik. Kur thash që një reformë kaq e madhe do të kishte edhe probleme, vështirësi që ishin qoftë të karakterit politik, por edhe teknik. Jemi pa Gjykatë Kushtetuese, në kuptimin e mosfunksionimit të mbledhjes plenare. Gjykata Kushtetuese, ne besojmë dhe shpresojmë që brenda qershorit, do të funksionojë. Sot që flasim Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar të gjitha aktet nënligjore sa i përket rregullores së funksionimit të emërimeve në drejtësi. Unë duke njohur procesin dhe mekanizmin ligjor jam besimplot që Gjykata do të plotësohet me numrin e nevojshëm të anëtarëve brenda qershorit’, tha Manja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030742168426514
array(1) { ["section"]=> string(94) "gjykata-kushtetuese-do-plotesohet-brenda-qershorit-ulsi-manja-leshon-deklaraten-e-forte-161597" }