Gjykata Kushtetuese e pavendosur, qeveria e dorëhequr e Kosovës vazhdon të marrë vendime

Publikuar tek: rajon, më 18:59 25-08-2019 Gjykata Kushtetuese e pavendosur, qeveria e dorëhequr e Kosovës vazhdon të marrë vendime Kryeministri i dorehequr i Kosoves, Ramush Haradinaj

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas thirrjes për intervistim në Hagë, qeveria në largim e Kosovës ende ndërmerr vendime pa e ditur nëse i ka më ende këto kompetenca apo jo.

Pas dorëheqjes së tij, më 19 korrik, Ramush Haradinaj i ishte drejtuar më 29 korrik edhe Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për përcaktimin e kompetencave dhe funksionit të Qeverisë në rrethanat e krijuara pas dorëheqjes së tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ende nuk ka dhënë asnjë interpretim në lidhje me këtë kërkesë.

Ndërkohë, disa nga ministrat në dorëheqje të Qeverisë së Kosovës, edhe pas dorëheqjes se Haradinajt, si dhe pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, kanë vazhduar të marrin  vendime të ndryshme.

‘Unë nuk jam kryetar qeverie, nuk kam të drejtë të jem në sallë, isha në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Jam kryetar i partisë politike. Nëse Gjykata Kushtetuese parashikon që duhet të kryejmë funksionet e Qeverisë në dorëheqje, kuptohet nuk kam dezertuar, rri gati për çdo detyrë që të mos ndalet jeta në vend në veçanti në ato sfera që janë emergjente’, ka thënë Haradinaj pas shpërndarjes së legjislacionit të gjashtë të Parlamentit të Kosovës më 22 gusht.

Më 29 korrik, kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për definimin e kompetencave. Nga ajo ditë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje.

Në Kosovë gjatë kësaj javë Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe brenda 45 ditëve do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për përbërjen e re të legjislaturës së shtatë të Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072250366210938
array(1) { ["section"]=> string(94) "gjykata-kushtetuese-e-pavendosur-qeveria-e-dorehequr-e-kosoves-vazhdon-te-marre-vendime-176308" }