Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Voltana Ademit për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 28-01-2020 Gjykata Kushtetuese pranon padinë e Voltana Ademit për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë Voltana Ademit për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Tre gjyqtarë kushtetues në Dhomën e Këshillimit kanë vendosur që ta kualifikojnë padinë e Ademit, ndërsa 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë. Padia e Ademit së bashku me atë të presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë fazë të parë të shqyrtimit por gjykimi dhe vendimi do të kryhen kur Gjykata Kushtetuese të plotësohet me të paktën edhe 2 anëtarë të tjerë.

Padina prej 23 faqesh në Gjykatën Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit u bë në 18 korrik nga kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi e cila kërkoi shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit, bazuar në derketin e presidentit Ilir Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016523122787476
array(1) { ["section"]=> string(112) "gjykata-kushtetuese-pranon-padine-e-voltana-ademit-per-te-shpallur-te-pavlefshme-zgjedhjet-e-30-qershorit-193416" }