Gjykata Kushtetuese publikon papritur vendimin: Dekreti i Presidentit Thaçi është i drejtë. S’ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 22:56 28-05-2020 Gjykata Kushtetuese publikon papritur vendimin: Dekreti i Presidentit Thaçi është i drejtë. S’ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerr papritur mbrëmjen e sotme vendimin për kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë nga partia e dytë që ka fituar zgjedhjet, LDK-ja.

Me vota unanime, anëtarët e Kushtetueses së Kosovës i kanë dhënë të drejtë Presidentit Hashim Thaçin për dekretin për qeverinë e re. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese thotë se tashmë qeverinë e re do ta krijojë Avdulla Hoti, i propozuar si kryeministër nga LDK dhe AAK.

Me këtë vendim të sotëm, vendi nuk shkon në zgjedhje të parakoshme siç deklaroi kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kujtojmë se, Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit.

Njoftim Për Vendimet Nga Seanca Shqyrtuese e Mbajtur Më 28 Maj 2020 by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098769664764404
array(1) { ["section"]=> string(135) "gjykata-kushtetuese-publikon-papritur-vendimin-dekreti-i-presidentit-thaci-eshte-i-drejte-s-ka-zgjedhje-te-parakohshme-ne-kosove-208214" }