Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Albin Kurtit, Ngjela: Gjyqtarët vepruan me logjikën e faturinos së trenit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:45 29-05-2020 Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Albin Kurtit, Ngjela: Gjyqtarët vepruan me logjikën e faturinos së trenit FotoArkive: Avokat Spartak Ngjela

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar mbrëmjen e djeshme vendimin për dekretin e Presidentit Thaçi, për mandatimin e Avdulla Hotit si kryeministër i qeverisë së re.

Avokat Spartak Ngjela duke komentuar vendimin thotë se gjyqtarët e Kushtetueses së Kosovës kanë vepruar me logjikën e një faturinoje treni.

"Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon:

Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër.

Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër.

(Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua).

Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?

Jo, nuk mbështetet në kushtetutë”, shkruan avokat Ngjela ndër të tjera.

SHKRIMI I PLOTË:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!)

A të jetë e vërtetë?

Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon:

Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër.

Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër.

(Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua).

Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?

Jo, nuk mbështetet në kushtetutë.

Atëherë?

Atëherë, të gjithë gjyqtarët votues kanë kryer vepër të rëndë penale, bashkë me një serb që është gjyqtar e që vjen nga krimi i organizuar, si i dënuar me burg.

Po, a ka dalë vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese?

Jo, nuk ka dalë ende.

Atëherë gjyqtarët paskan ende shpresë të shpëtojnë nga fakti i kryerjes së një krimi të rëndë.

Të shohim vendimin, vërtet, me logjikën e fatorinos së trenit është? ...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098459720611572
array(1) { ["section"]=> string(116) "gjykata-kushtetuese-rrezoi-kerkesen-e-albin-kurtit-ngjela-gjyqtaret-vepruan-me-logjiken-e-faturinos-se-trenit-208330" }