Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi për shfuqizimin e vendimit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij nga detyra.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërpreu mandatin e tij si Kryetar i Bashkisë së Kavajës në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Por, Rroshi nuk ka rënë dakord me këtë vendim dhe për këtë arsye i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese ku ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë.
Sot, Rroshi është ballafaquar lidhur me kërkesën e tij për shfuqizimin e disa pikave të ligjit të dekriminalizimit të cilat janë hedhur poshtë nga Kushtetuesja.