Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, prezantuar si risi në fushën e hetimit në Shqipëri, nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas ankimimit të PD-së, gjykata vendosi se kjo byro nuk pajtohet me Kushtetutën shqiptare.
Rama deklaroi ditë më parë se do të sillte në Tiranë ekspertë të FBI-së për të asistuar punët e saj.
Byroja Kombëtare e Hetimit u mendua si një drejtori qendrore pranë kryeministrit me qëllim analizën e informacionit kriminal, e luftës kundër trafiqeve njerëzore, armëve eksplozive anti-terror, drejtimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.
Byroja do të kordinonte njësinë speciale të agjentëve të mbulimit, policinë shkencore dhe antikrimin kompjuterik, mbrojtjen e dëshmitarëve, policinë e shtetit. “Lajm i mirë FBI do përfshihet me ekspertizë & asistencë në terren për fillimin e mbarë të veprimtarisë antikrim të Byrosë Kombëtare të Hetimit.”, shkruante asokohe Rama në ‘’Facebook’’.
Lexo edhe:
Rama: Në Byronë Kombëtare të Hetimit do përfshijmë dhe FBI-në