Gjykata la në burg vëllezërit që vranë taksistin, flet babai: Viktima më ka prishur 4 familje, më kanë borxh...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:20 08-08-2020 Gjykata la në burg vëllezërit që vranë taksistin, flet babai: Viktima më ka prishur 4 familje, më kanë borxh... Haki Shera

“Familja e Abdulla Budllës më ka borxh nëse ka prekur nderin e familjes time”.

Kështu shprehet për gazetaren Klodiana Lala, Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin dyshonin se nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

vendngjarja.jpg

Hakiu thotë se nëse veprimet e viktimës, që ai i quan ngacmime seksuale janë të vërteta, atëherë viktima i ka prishur 4 familje, të tijën, të vajzës dhe të dy djemve, prandaj familjarët e taksistin i kanë atij borxh. Se çfarë Hakiu nuk e përmend në intervistën e tij për news 24.

Për bashkëshorten e tij, që është dhe “molla e sherrit” në këtë histori, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur kujton sërish ‘borxhin’ dhe për gruan që ta zgjedhë vetë rrugën.

65-vjeçari pranon se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010855197906494
array(1) { ["section"]=> string(112) "gjykata-la-ne-burg-vellezerit-qe-vrane-taksistin-flet-babai-viktima-me-ka-prishur-4-familje-me-kane-borxh-216508" }