Gjykata lë në burg 20 protestues, prindërit bërtasin të revoltuar para kamerave: Gjakpirësi, vrasësi, të grisin kushtetutën e Enver Hoxhës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:29 14-05-2019 Gjykata lë në burg 20 protestues, prindërit bërtasin të revoltuar para kamerave: Gjakpirësi, vrasësi, të grisin kushtetutën e Enver Hoxhës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masat ‘arrest me burg’ për 20 protestues, për 11 ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 19 të tjerë, të ndaluar në protestën e dhunshme të 11 majit.

Këto masa sigurie kanë revoltuar prindërit e personave të mbetur në burg, të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe sharje para kamerave.

Babai i njërit prej të protestuesve të lënë në burg, tha për mediat se djali sapo kishte ardhur nga Italia dhe kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij.

‘Të ikë diktatori, krimineli, gjakpirësi. Cuni pa punë, ka qenë në Itali, për dy javë ka ardhur si gjithë të tjerët. Ne protestojmë për të drejtat tona. Për të gjithë pakënaqësitë, por edhe për thirrjet e opozitës, kemi protestuar për të drejtat tona. Këta ta grisin kushetutën tonë, se këto e kanë nisur kushtetutën me e grisur, por s’kanë me ja arritur qëllimit. Të grisin kushtetutën e Enver Hoxhës se i biri i Kristaq Ramës është, nipi i Spiro Koleres, vrasës diktatori. Kriminelët, vrasësi’, tha duke bërtitur qytetari, ndërsa bashkëshortja e tij pretendon se djali ka protestuar paqësisht.

'S’ka bërë asgjë çuni, hapni kamerat ç’a ka bërë cuni im? Pse ma mbajnë çunin brenda. Para një jave në Kavajë, në prokurinë e Kavajës kanë thirrur burrin tim, para një jave, së është demokrat, ç’a ka bërë burri im, tani më mbajnë çunin brenda, pse ta mbajnë?’, bërtiste e revoltuar gruaja.

dfghk.png

sd.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059602022171021
array(1) { ["section"]=> string(141) "gjykata-le-ne-burg-20-protestues-prinderit-bertasin-te-revoltuar-para-kamerave-gjakpiresi-vrasesi-te-grisin-kushtetuten-e-enver-hoxhes-164296" }