Gjykata lë në burg dy vëllezërit që vranë 71-vjeçarin për nderin e familjes

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 08-08-2020 Gjykata lë në burg dy vëllezërit që vranë 71-vjeçarin për nderin e familjes

Gjykata e Tiranës ka vendosur ‘arrest me burg’ për  Arsil dhe Sajmir Sherën, 20 dhe 32 vjeç, dy vëllezërit që vranë taksistin 71 vjeçar Abdulla Budlla, i cili u qëllua para 5 ditësh në Fushë-Prezë të Tiranës.

Vllezërit Arsil dhe Sajmir Sherra, 20 dhe 32 vjeç, qëlluan me kallashnikov taksisnin për nderin e familjes.

Ata kishin marrë me qera makinë me targë AA 171 në biznesin e Greisian Çelës një ditë para ngjarjes, ndërsa në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative me shkrimin "Me trashëgime çifti".

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u bë e mundur identifikimi i mjetit dhe policia ushtroi kontrollin në biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Dhe bëri arrestimin e 29 vjeçarit.

Ditën e djeshme u bë me dije se 71-vjeçari kishte një lidhje me nënën e dy të rinjëve dhe ky ishte bërë shkaku që kishin çuar në vrasjen e 71-vjeçarit.

Ata nuk e duruan më dot tradhtinë e nënës ndaj të atit dhe për këtë vranë personin me të cilin ajo kishte pasur një histori jashtëmartesore.

Por ajo që i ka vënë kapakun kësaj ngjarje ka qënë një telefonatë me familjarin tjetër që jeton në Angli dhe që ju kishte thënë “Dulla ka tentuar të ngacmojë edhe motrën”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010262012481689
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjykata-le-ne-burg-dy-vellezerit-qe-vrane-71-vjecarin-per-nderin-e-familjes-216489" }