Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg ish-drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës, Albana Llazarin.
Mësohet se avokati i Llazarit ka kërkuar shtyrje të seancës por, pavarsisht kësaj gjykata ka dhënë vendimin. Llazani akuzohet se ka lejuar abuzime seksuale në Shtëpinë e Fëmijës, ndërkohë që ishte në krye të institucionit. Ajo u arrestua menjëherë pas publikimit të videoskandalit, ndërkohë që Avokati i Popullit po ashtu evidentoi se ish-drejtorja e Shtëpisë së Fëmijës ka lejuar dhunën seksuale të shkaktuar prej birit të saj ndaj dy fëmijëve të mitur të jetimores në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë eskursioneve të organizuar në Velipojë.
Një nga vajzat e abuzuara në këtë qendër ka pohuar përpara psikologut të Avokatit të Popullit se janë abuzuar seksualisht nga djali i ish-drejtoreshës së kësaj qendre, Albana Llazani gjatë një ekskursioni.