Gjykata e Lartë ka lënë në burg deputetin Mark Frroku. Kolegji penal ka hedhur poshtë revokimin e masës së sigurisë ''arrest me burg'' për vrasjen e Belgjikës. Frroku ka thënë se është i pafajshëm. “Nuk kam asnjë koment. Absolutisht do ta vazhdoj betejën, jam i pafajshëm”, tha Frroku pas seancës së shkurtër gjyqësore.
Mark Frroku, deputeti që është arrestuar për vrasje në Belgjikë si dhe moskallëzim të pasurisë mbërriti disa minuta më parë në gjykatë. Frroku, së bashku me avokatin e tij kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në paraqitje me detyrim.
Frroku u arrestua pas akuzave të deputetit Tom Doshi, ku përmendi edhe emrin e tij në historinë që u klasifikua si e sajuar nga prokuroria, për porositjen e vrasjes së Doshit.
Frroku mohoi të ketë ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Por për Frrokun doli në plan të parë një vrasje në Belgjikë, e Aleksandër Kurtit, për të cilën akuzohet. Doshi aktualisht është me masën e sigurisë detyrim paraqitje.