Gjykata e Tiranës lë të lirë Odhise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares Majlinda Andrea.
Ai u vetëdorëzua disa ditë më parë në polici pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion pasiv por sot gjykata i ka dhënë lirinë.
Ndaj Odhise Andreas është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas organit të akuzës që kërkoi masën e sigurisë "arrest me burg", Andrea ka luajtur rolin e sekserit në aferën korruptive të bashkëshortes së tij, Majlinda Andrea anëtare e Gjykatës së Lartë, duke marrë 50 mijë euro rryshfet për një çështje pronash në Ksamil të Sarandës.